Lleshi për Vaun e Dejës, Meta: Mos harroni, para 2 vitesh u shkri buxheti

410
SHKODËR – Kreu i LSI-se Ilir Meta prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Vaut të Dejes. Meta u beri thirrje qytetareve te votojne per Gjoke Lleshin duke i sjelle ne kujtese atyre situaten ku e gjeti mazhoranca vendin si pasoje e keqqeverisjes se djathte. “I gjithë buxheti i shtetit u shkri përpara dy vjetësh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Çdo qeveri ka problemet dhe vështirësitë e veta por kjo mazhorancë po ecën në drejtimin e duhur”, tha Meta.
Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, me reformën territoriale aktuale pushteti vendor do të jetë më pranë komuniteteve. Kjo reformë historike sipas tij do të sjellë një perspektivë të re për zonën që nga ujësjellësi, infrastruktura, zhvillimi i agronomisë dhe bujqësisë.
Bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, Meta u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mbështesin kandidatin e ASHE-së për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre. Kryetari i Kuvendit ka shprehur bindjen se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet bindshëm edhe në 21 qershor duke zgjedhur atë që ai e quan “drejtimi i duhur”, pjesë e sloganit të tyre elektoral.
“Ju duhet te votoni për kandidatet e ASHE për të zgjedhur hallet dhe problemet tuaja. Kjo është një mazhorancë që do rikonfirmohet bindshëm në këto zgjedhje. Shqipëria është në drejtimin e duhur. Ju do të bëni të mundur që ne të bëjmë më tepër për të ndihmuar komunitetin”, u shpreh Meta. 
Sigal