Lleshajt i zënë vendin/ Mbetet pa karrige në rreshtin e ministrave (FOTO)

210

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbetur ndoshta, jo pak i habitur, teksa është gjendur përballë një fakti disi të çuditshëm. Në rreshtin e ministrave, të cilët ulen në zonën qëndrore të sallës së seancave plenare, duke pasur përballë deputetët, Lleshaj befas është zënë ngushtë.

Për të nuk ka pasur jo vetëm vend, por as karrige bosh. Kjo e ka detyruar shërbimin e seancave plenare të marrë një karrige nga diku tjetër dhe “me pak mundim” t’i rezervojë pak vend ministrit mes Etilda Gjonajt dhe Erjon Braçes.

Ndërsa Muslim Murrizi,  e nisi me batutë pasi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk kishte ku të ulej dhe karrigia u shtua më pas.

Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja. Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.