Lleshaj-Bashës: Sa herë tregon gishtin ndaj meje kujto historinë!

447
Sigal

Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm zgjodhi të replikojë sot me kryedemokratin Basha e t’i kujtojë atij kohën kur mbante këtë post në 2011-ën. Lleshaj tha se ai nuk duhet t’ja tregonte më gishtin, pasi duhet të kujtojë historinë sa herë e bën.

“Zoti Basha ju falënderoj që me dhatë mundësinë përmes gishtit tregues t’ju përgjigjem, mos u mundo ta tregosh kurrë ndaj meje. Ironia e historisë bën që ju të përdorni pafund bojë të zezë për të nxirë Shqipërinë, por përpjekja juaj është butaforike”.

Duke iu drejtuar Bashës, ministri i Brendshëm u shpreh: “Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për ti vrarë se ju lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”,- vijoi ai.