Llalla: Vetingu s’mund të përmendet për t’iu imponuar vendimeve të Prokurorisë

476
Kryeprokurori Adriatik Llalla në analizën vjetore të prokurorisë në Shkodër.

“Vettingu nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për të imponuar prokurorët” tha kryeprokurori Llalla duke kërkuar më shumë punë për të vendosur para ligjit ata abuzojnë me ligjin në funksionet e tyre shtetërore dhe kryejnë korrupsion nëpër dogana.

Llalla kërkoi më shumë punë sidomos nga prokuroria e Shkodrës dhe e Kukës.

Adriatik Llalla: Problematikë tjetër e ndeshur me hetimet në sektorin e Shkodrës është rritja e numrit të procedimeve penale të shpërdorimit të detyrës. Konstatohet se punonjës shtetërorë abuzojnë detyrën. Ka nevojë dhe më tej për hetime të veprave penale të korrupsionit në tatime e dogana.

Vihet re rritje e abuzimit në këtë drejtim. Ndërsa numri i personave përgjegjës vijon të jetë tepër i ulët. Kërkohet angazhim më i madh nga Prokuroria e Shkodrës, Kukësit në këtë drejtim pasi në këto ndodhen pikat doganore dhe më të rëndësishme.

Të gjithë ne jemi para procesit të vettingut, por gjithsesi nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për t’i imponuar prokurorët për vendimmarrjen e tyre. Të gjithë duhet të jemi të pavarur për vendimmarrjen që duhet të bëjmë dhe që duhet të jenë të bazuara në ligj e provë.
Sigal