Llalla: Unë jam prokurori që iu refuzua viza amerikane

208
Në një letër të bërë publike ditën e sotme, pas akuzave dhe kundërpërgjigjeve në distancë mes Lu-së dhe Llallës, ky i fundit ka bërë publik faktin se i është refuzuar viza amerikane, bashkë me Drejtoreshën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Po ashtu, bazuar në këtë letër, që i është dërguar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta por dhe Presidentit, viza i është mohuar edhe bashkëshortes së Adriatik Llallës dhe disa prokurorëve të tjerë, por nuk bëhen publikë emrat. Sipas Llallës, refuzimet e vizës, lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, dhe për këto veprime ai ka bërë me dije presidentin Nishani dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.