Llalla në SHBA, takon kreun e FBI-së

503
Kryeprokurori Adriatik Llalla është nisur drejt SHBA-së ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit, ndërsa në fokusin të takimeve do të jenë lufta kundër terrorizmit, financimi i tij, byrja e hetimit, SPAK-u, dhe krimi i organizuar. Llalla së bashku me drejtoreshën e Marrëdhënieve me Jashtë Rovena Gashi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, kanë udhëtuar në drejtim të Uashingtonit, me qëllim marrjen e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit në SHBA. Mësohet se mes takimeve që do zhvillojë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, është dhe ai me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Burimet thanë se terrorizmi do jetë tema kryesore e kësaj vizite e delegacionit të prokurorisë në SHBA.
Sigal