Llalla i përgjigjet Ramës: Në listën përfundimtare të kandidatëve s’ka persona me rekorde kriminale

435
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi sot se në listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit nuk ka persona me rekorde kriminale.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Llalla i është përgjigjur kështu edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kishte probleme me disa emra kandidatësh në listën paraprake.

“Rama na solli për verifikim listën e kandidatëve. Nga verifikimet paraprake disa rezultuan me probleme. Lista përfundimtare s’ka persona me rekorde”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Sigal