Historiani Arben Llalla: Edi Raman, ngatërruesi dhe përçarësi i çështjeve shqiptare

568
Sigal

Historiani Arben Llalla, e ka cilësuar ngatërrestar dhe përçarës të shqiptarëve, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas deklaratave plot urrejtje të këtij të fund pas mosdekretimit të Genti Cakajt në rolin e Ministrit të Jashtëm.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Llalla shkruan se Rama pasi shftytëzoi çështjen ‘Çame’ , përçau partitë shqiptare në Maqedoni, tani po kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve të Kosovës.

Nga Arben Llalla

Edi Raman, ngatërruesi dhe përçarësi i çështjeve shqiptare. Pasi shfrytëzojë çështjen çame për të ngritur artificialisht acarimet greko-shqiptare, pasi përçau partitë shqiptare në Maqedoni RDK-BESA-ASH, tani kërkon vllavrasje midis shqipëtarëve të Shqipërisë me të Kosovës. Kuptohet në ndihmë të skizofrenit Rama vijnë edhe këlyshët e UDB jugosllave, baballarët e të cilëve ishin oficerë kontakti të UDB në kohën e Jugosllavisë.