Llalla: Doshi-Frroku donin hetim të paligjshëm Metës ndaj sajuan

408
TIRANE – “Ndjekja e paligjshme penale ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta”. Është ky qëllimi që sipas kryeprokurorit Adrtiatik Llalla, kanë dashur të realizojnë dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku me sajimin e historisë së atentatit të urdhëruar gjashtë muaj më parë nga Meta për vrasjen e Doshit dhe demokratit Fufi.
Në shkresën zyrtare ku ka urdhëruar ndalimin e deputetëve të firmosur nga vetë ai, Llalla thotë se nga hetimet e kryera, provat e mbledhura dhe dëshmitë e marra, vërtetohet se atentati i pretenduar nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste është sajuar prej tij dhe Mark Frrokut duke përdorur të ndaluarin nga Fushë-Kruja Durim Bamin, për të implikuar kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Nga momenti kur Doshit bëri publike në fillim të marsit akuzat se Meta ka paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij dhe të Fufit, (500 mijë euro për ekzekutimin e Doshit dhe 100 mijë euro për eliminimin fizik të demokratit mhill Fufi) politika u nda në dy kampe, ku opozita u radhit si besnike e versionit të Doshit duke kërkuar dorëheqjen e Metës nga Kuvendi, ndërsa mazhoranca ja la në dorë përfundimit të hetimeve.
Kur nuk ka kaluar as një muaj nga bërja publike e këtyre pretendimeve, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i jep një motiv inskenimit që sipas tij bënë deputetët Doshi dhe Frroku: Ndjekja e paligjshme penale e Metës. 
Sigal