LIVE/ Protesta e opozitës, Basha iu bashkohet qytetarëve në bulevard

486
Sigal

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë sot protestën e 8-të kombëtare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.
Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

Pak minuta pas vendimit të Presidentit të Republikës për të shtyrë zgjedhjet, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë selinë e PD për t’iu bashkuar qytetarëve para Kryeministrisë. Ai është pritur me ovacione e brohorima, ndërsa ka përshëndetur me dy gishta.