Lista e SPAK, KLP përjashton Donika Prelën, Hajdarmataj, Mara dhe Prençi

468
Sigal

Është publikuar lista finale e 15 kandidatëve për SPAK, quajtur ndryshe Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ku bie në sy mungesat e disa prokurorëve të rëndësishë.

KLP-ja ka përjashtuar prokurorët Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Po ashtu surprizë është dhe emri i drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila ka mbetur jashtë listës finale për SPAK.

Emrat e 15 kandidatëve final për SPAK-un:

Altin Dumani

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Manjola Kajana

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Ndini Tavani

Behar Dibra

Anita Jella

Besnik Muçi

Prokurorët që kishin dorëzuar dokumentet dhe u skualifikuan nga gara:

Besim Hajdarmataj

Donika Prela

Dorina Bejko

Dritan Prençi

Enkeleda Xhengo

Maksim Sota

Vladimir Mara