Lista e KLGJ/KLP, PD: Dje në Kuvend u varros konsensusi, 7 kandidatëve s’u është bërë vettingu

479
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me listat e KLGJ dhe KLP. Deputeti i opozitës tha se seanca e djeshme në Kuvend ‘varrosi’ konsensusin, ndërsa shtoi se në lista dy kandidatë ishin skualifikuar nga ONM. Po ashtu Bylykbashi tha se 7 prej 10 kandidatëve nuk i është bërë vettingu.
Sipas demokratit bëhet fjalë për Nurian Seitin prokurore që sipas Bylykbashit që ka marrë pjesë rregullisht në gjyqe politike. Genti Ibrahimi, ku sipas tij ONM konstaton se nuk përmbush kushtin e periudhës 5-vjeçare si pedagog në Magjistraturë, ndërsa e ka skualifikuar për mospërmbushje të kriterit ligjor. Mes të tjera sipas PD-së Alfred Balla është përjashtuar nga ONM për mospërmbushje të kritereve ligjore dhe për plagjaturë, ndërsa Naureta Llagani në konflikt interesi me institucionet përzgjedhëse, ndërsa nuk verifikon me dokumente që ka qenë pjesë e shoqërisë civile.
Bylykbashi përmendi edhe emrin e Maksim Qokut, që sipas tij ai është pjesë e organeve drejtuese të partive politike në 10 vjeçarin e fundit.
Sigal