Lista e kandidatëve për Qarkun e Tiranës

1105
Sigal

Lufta për Tiranën, PD e PS ndryshojnë kandidatët

Duket se këtë radhë, qarku i Tiranës do të pësojë një numër të konsiderueshëm ndryshimesh në listat e kandidatëve, nga të dy grupimet politike. Kjo ndodh për shkak të lëvizjeve kaotike në orientimin politik të individëve të ndryshëm, por edhe për shkak të armiqësive dhe grindjeve midis deputetëve dhe kryetarëve të tyre. Me sistemin e sivjetëm elektoral jemi bindur të paktën për një gjë: Askush nuk mund të qëndrojë në listë, pa miratimin e kryetarit. Madje, është ky i fundit, qoftë nga e majta ose qoftë nga e djathta, që harton listën, duke e ndjekur ecurinë e saj, gjer në dorëzimin në KQZ. Kështu, në listën e Partisë Socialiste, janë hequr me kohë emrat e Andis Harasanit dhe Kastriot Islamit, etj., të cilët do të zëvendësohen me Tauland Ballën dhe Damian Gjiknurin, e disa të tjerë. Në fakt, Andis Harasani është zëvendësuar me kohë nga kandidati i radhës, Cara. Disa zëra të fundit brenda PS-së kanë lakuar edhe kalimin e emrit të Gramoz Ruçit, në listët e qarkut të Tiranës, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar dhe tepër e dyshimtë. Ndërkaq, emri i Parid Carës, si kandidaturë e Kavajës, për Qarkun e Tiranës, mbetet plotësisht i konfirmuar, ngaqë vetë lideri rozë e ka prezantuar atë publikisht, para përfaqësuesve mediatikë. Disa zëra thonë që Rama do të ngushëllojë edhe Asllan Dogjanin, në Tiranë, duke e “hedhur pa parashutë”, nga fundi i listës. Në këtë mënyrë ai synon që me një gur të vrasë dy zogj. Nga njëra anë, ai shmang armiqësinë e Dogjanit dhe nga ana tjetër motivon ndonjë mbështetës të Dogjanit, për të votuar për PS-në. Por mësohet se Dogjani ka shprehur mospranimin, nëse emri i tij nuk futet në 14-tëshen e parë. Natyrisht, sipas burimeve, Dogjani mund të klasifikohet i 20-ti, në këtë listë, nëse ai do të pranojë kandidimin. Ndërkaq, bie në sy katapultimi i Olta Xhaçkës nga Qarku i Korçës në atë të Tiranës, duke lënë kështu një vend të lirë, gati të sigurt në qytetin e dëborës. Po kush do të hiqet nga 15-shja aktuale, nëse të gjithë emrat e mësipërm do të përfshihen në listën e këtij qarku. Kështu mësohet se Englantina Gjermeni ka kaluar në listën e qarkut të Durrësit, ndërsa Eduard Shalësi është transferuar në qarkun e Elbasanit. Ndërsa Enkelejda Shkreli, vendoset në listën e Qarkut të Shkodrës.

  Lista e Partisë Demokratike

Nga ana tjetër, lëvizjet brenda listës së Partisë Demokratike për Tiranën duken disi të thjeshta. Tani, gati e sigurt është futja në listën e Tiranës, për ish kryetarin e kësaj partie në vitet 1992, Eduard Selamin, si edhe të Prefektit aktual të Tiranës, Klevis Krujës. Por nga ana tjetër përflitet edhe mundësia e përfshirjes në këtë listë të Rektores së Universitetit Mjekësor, Jera Krujës, si edhe dy tri ndryshime të tjera. Ka zëra që flasin për transferimin e emrit të Rajmonda Bulkut, në zonën e saj të lindjes, por ndërkaq flitet se Berisha ka përjashtuar çdo lëvizje të saj. Sidoqoftë diskutimet vazhdojnë edhe për disa ndryshime të tjera, që mund të ndodhin nga reagimi i elektoratit. Sipas skemës së Berishës, emrat do të testohen njëherë në elektorat dhe pastaj, nëse votuesit nuk pëlqejnë ndonjë prej individëve, ai do të zëvendësohet në vend.

Tirana është qarku që nxjerr më shumë mandate se çdo qark tjetër, një e treta e Parlamentit shqiptar del pikërisht nga ky qark. Dhe në këtë mënyrë në Tiranë do të përqendrohet edhe fushata kryesore e partive. Në pamjen e parë duket se në Tiranë vendoset fati i fituesit të ardhshëm, por në fakt, këtu pritet një rezultat tepër i ngushtë. Në krye të listave për qarkun e Tiranës do të jenë Berisha dhe Rama. Ndërkohë që LSI ka dy alternativa. Në rastin e parë, në krye të listës së Tiranës mund të vendoset Meta dhe pastaj, Panariti. Por në variantin tjetër më ët mundshëm mësohet se në krye të listës së Tiranës do të jetë Luan Rama dhe pas tij vijnë me radhë të tjerët. Ndërsa Ilir Meta do të kandidojë në Fier, ku i dyti do të jetë Spartak Braho. Por edhe dy partitë e tjera do të kërkojnë tanimë, ndonjë deputet në Tiranë, ku FRD dhe AK do të testojnë elektoratin. Topi dhe Spahiu do të jenë vetë në krye të listave, duke pretenduar secili prej tyre nga 1 deri në 2 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2009, në Tiranë PD dhe PS morën nga 15 mandate, ndërsa një mandat e mori Ilir Meta i  LSI dhe një mandat Fatmir Mediu i PR.

Reagime nga politikanët

Auron Tare: Nuk kanë rëndësi listat, por njerëzit

Zoti Auron a do të jeni në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për Tiranën?

Kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje. Sepse listat ende nuk kanë dalë. Por unë them se nuk ka përse t’i kushtojmë kaq shumë rëndësi listave. Sipas meje ka një rëndësi kardinale puna me njerëzit. Dhe pikërisht, këtu duhet përqendruar vëmendja.

Ju nuk keni asnjë dijeni, se ku do të gjendet emri juaj, në listën e 23 Qershorit?

Mua nuk më intereson fitorja ime personale, por fitorja e Partisë Socialiste, në shkallë vendi. Mua më intereson transformimi i vendit, i cili duhet të nisë menjëherë për të fituar kohën e humbur. Kjo më intereson më tepër se sa emri im.

A mendoni ju, se keni prioritet, apo inferioritet ndaj PD-së në Tiranë?

Kjo është një pyetje retorike. Sepse dihet mirë që Partia Socialiste ka shumë prioritete ndaj rivalëve, jo vetëm në Qarkun e Tiranës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Por unë nuk dua të zgjatem me fjalë, sepse këtë do ta tregojë me shifra, rezultati ynë pozitiv.

 Blendi Klosi: Listat do jenë gati në kohën e duhur

Të gjithë përfaqësuesit e PS në Parlament janë përfaqësues të denjë të PS dhe që të gjithë i plotësojnë të gjitha arsyet për të qenë në listat e ardhshme zgjedhore”.

Kështu u shpreh sekretari organizativ i selisë, Blendi Klosi, i cili i pyetur se ku do të kandidojë, tha se: “Unë do kandidoj aty ku PS do e ndjejë më të nevojshme”. Përsa i përket Tiranës, Klosi nuk bëri asnjë koment, por ai tha se listat do të jenë gati në zbatim të ligjit zgjedhor. “Gjithçka do të publikohet 45 ditë para 23 qershorit”, u shpreh ai. Ndërsa në lidhje me klimën e fushatës elektorale, Klosi tha se: “Fushata po ashpërsohet dhe kjo është e vërtetë, por po ndodh për fajin e kreut të Partisë Demokratike”. Përveç kësaj, Klosi nënvizoi se, “maxhoranca ka bërë disa veprime të cilat e çojnë situatën drejt debateve, siç është ndarja arbitrare e mandateve”.

 Petro Koçi: Në Tiranë, Partia Socialiste do të fitojë 17 me 13

Nga ana e vet, kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë,  ka dhënë një parashikim me diferencë të lartë, ku Partia Socialiste do të fitojë 17 deputetë dhe Partia Demokratike do të marrë vetëm 13 deputetë. “Këtë radhë rezultati do të jetë 17 me 13, sepse PS-ja i ka të gjitha shanset ta mundë bindshëm, kundërshtarin  e vet”, nënvizoi ai. Nga ana tjetër, i pyetur nëse ai vetë do të përfshihet në listat e kandidatëve të PS-së, Koçi, tha se, “ende nuk është bërë koordinimi përfundimtar për bashkëpunimin e PS-së, me aleatët, në përfaqësimin e listave”. Me gjithë atë, pavarësisht, nga vonesa e publikimit të tyre, përsëri, Koçi tha, se kjo kohë është brenda parametrave të përcaktuara. Por Koçi shtoi gjithashtu, se PSV ’91, është e përgatitur të mbulojë me kandidatura të gjithë vendin, duke pasur objektivat e veta në këto zgjedhje. Ndërsa në Tiranë, Koçi vuri në dukje se, “e majta ka fituar shumë terren, për shkak të skandaleve publike të pushtetit të Berishës dhe korrupsionit galopant, që ka përfshirë institucionet e vendit”.

 Nard Ndoka, Ekrem Spahia dhe Dash Shehi: Ja si do kandidojmë 

Nuk kemi një marrëveshje zyrtare akoma për mënyrën e bashkëpunimit,por ka mirëkuptim mes palëve në parim. Është akoma shpejt që të flasim për listat, por PDK po bën të gjitha përgatitjet e duhura për rezultate pozitive”. Kështu u shpreh, dje, për gazetën “Telegraf”, kreu i demokristianëve Nard Ndoka, i cili më tej, shtoi se nuk bëhet fjalë për shkrirje të partisë së tij, me PD-në, por për partneritet midis dy partive. Nuk bëhet fjalë për shkrirje të partive por për partneritet dhe bashkëpunim midis nesh”, vuri në dukje ai. Ndërsa, Spahia, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, ka deklaruar për gazetën “Telegraf”, se kjo parti nuk do të verë asnjë kusht, kundrejt Partisë Demokratike, por do të vazhdojë përpjekjet për konsolidimin e vet dhe për partneritetin me PD. “Ne i jemi mirënjohës Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha, për gjithçka që ka bërë në rishikimin e figurave historike dhe në vlerësimin e Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut, sepse me këto veprime ka vënë në vend padrejtësinë historike të 45 viteve të kaluara”, vuri në dukje Spahia. Natyrisht, Spahia la të kuptohet se PLL pret nga PD-ja shpërblimin e besnikërisë së kësaj partie, ndaj PD-së, në të gjithë këto vite të pluralizmit. Gjatë kësaj periudhe është folur se në listën e deputetëve të PD-së, do të jenë edhe Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, por asnjeri prej të dyve nuk e konfirmon këtë lajm. Shehi do të përfaqësohet në listën e Tiranës, ndërsa Ndoka në listën e Shkodrës. Lidhur me këtë pikë edhe kreu i LZHK-së e mohon që të jetë i përfshirë në listën blu, por ai konfirmon se në emër të LZHK-së, do të konkurrojë në listën e Qarkut të Tiranës. “Gjatë gjithë këtyre viteve kam konkurruar disa herë në Tiranë dhe kam marrë një përqindje të konsiderueshme votash, kështu që unë asnjëherë nuk kam për t’u larguar nga kryeqyteti”, vuri në dukje ai. Në fakt, e njëjta gjë vazhdon edhe për partitë e tjera të majta e të djathta, ku duket se pas zgjedhjeve, sipas koalicionit fitues ato do të kërkojnë një, apo dy poste zëvendësministrash.

QARKU TIRANË

Nr. Emri Atësia Mbiemri        Subjekti Zgjedhor

1 Sali Ram Berisha                 Partia Demokratike

2 Arben Fahri Imami                     Partia Demokratike

3 Vath Qerim Tabaku                    Partia Demokratike

4 Florian Prokop Mima                 Partia Demokratike

5 Gent Hysen Strazimiri                   Partia Demokratike

6 Gerti Jusuf Bogdani                   Partia Demokratike

7 Ilir Çajup Rusmali               Partia Demokratike

8.Rajmonda Skënder Bulku           Partia Demokratike

9 Lajla Ylber Pernaska                  Partia Demokratike

10 Luan Shyqyri Skuqi                   Partia Demokratike

11 Majlinda Enver Bregu              Partia Demokratike

12 Myqerem Ramazan Tafaj          Partia Demokratike

13 Aldo Tonin Bumçi              Partia Demokratike

14 Tritan Masar Shehu                  Partia Demokratike

15 Viktor Anest Gumi                    Partia Demokratike

Aleatët

1. Fatmir Ali Mediu                Partia Republikane

2.Ilir Rexhep Meta                  Lëvizja Socialiste për Integrim

Deputetët e PS

1. Auron Isa Tare                           Partia Socialiste e Shqipërisë

2. Artan Ilia Gaçi                          Partia Socialiste e Shqipërisë

3. Besnik Mitat Baraj                    Partia Socialiste e Shqipërisë

4 Dashamir Myslym Peza              Partia Socialiste e Shqipërisë

5. Ditmir Sulejman Bushati           Partia Socialiste e Shqipërisë

6. Eduard Pajtim Shalsi                Partia Socialiste e Shqipërisë

7. Eglantina Muharrem Gjermeni        Partia Socialiste e Shqipërisë

8. Enkelejda Hamit Shkreli            Partia Socialiste e Shqipërisë

9. Fatmir Sezai Xhafaj                   Partia Socialiste e Shqipërisë

10. Ilir Xhelil Gjoni                Partia Socialiste e Shqipërisë

11. Namik Hamza Dokle                Partia Socialiste e Shqipërisë

12. Kastriot Selman Islami            Partia Socialiste e Shqipërisë

13. Saimir Bashkim Tahiri            Partia Socialiste e Shqipërisë

14. Vasilika Llambi Hysi               Partia Socialiste e Shqipërisë

15. Xhemal Myslym Qefalia          Partia Socialiste e Shqipërisë

Listat e vitit 2013

 QARKU TIRANË

 Kandidatët e Partisë Demokratike

 -Sali Berisha

-Suzana Guxholli

-Elvana Hana

-Keltis Kruja

-Petraq Milo

-Arben Qirjako

-Majlinda Bregu

-Jera Kruja

-Aldo Bumçi

-Grida Dumi

-Florian Mima

-Edmond Hoxha

-Gent Strazimiri

-Gerti Bogdani

-Ilir Rusmali

-Lajla Pernaska

-Luan Skuqi

-Myqerem Tafaj

-Rajmonda Bulku

-Tritan Shehu

-Viktor Gumi

-Ferdinand Poni

-Arta Sakja

-Sahit Dollapi

-Albert Avduli

-Njazi Kosovrasti

-Oerd Bylykbashi

-Shaban Memia

-Fatos Beja

Kandidatët e Partisë Socialiste

 -Edi Rama

-Sajmir Tahiri

-Fatmir Xhafaj

-Damian Gjiknuri

-Taulant Balla

-Olta Xhaçka

-Artan Gaçi

-Besnik Baraj

-Dashamir Peza

-Ditmir Bushati

-Vasilika Hysi

-Xhemal Qefalia

-Parid Cara

-Ilir Xhelil Gjoni

-Namik Hamza Dokle

Kandidatët e LSI-së

 -Ilir Meta

-Klajda Gjosha

-Edmond Panariti

-Shezair Rrokaj

-Behar Zeneli