Lirohet Fullani, Braçe: Del kush ka shokë me pushtet politik, turp!

404
Sigal

TIRANE – “Kjo është Gjykata në Shqipëri.Turp e faqja e zezë.” Është ky reagimi i parë që vjen kundër vendimit të Apelit për të lënë të lirë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Bëhet fjalë për deputetit socialist Erjon Braçe, i par inga rangu i politikës që foli për skandalin në Bankën e Shqipërisë me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë.

E nxorrën!!
Nuk mund ta mbanin dot më!!
Kjo është gjykata në Shqipëri;
Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emërojë inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!!
Turp e faqja e zezë!!
Kjo vetëm drejtësi nuk është!!
Kjo është kështu:
Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!!
Ky është pushteti real në këtë vend!!”, shkruan Brace në Facebook.