Lirohen 4 nga 6 protestuesit e ‘Astirit’, mbetet në qeli ish-deputeti i PD-së

484
Sigal

Lirohen 4 nga 6 personat që policia shoqëroi paraditen e sotme në zonën e Astirit. Brenda komisariatit numër 6 vijon të jetë ende ish-deputeti Klevis Balliu të cili i është komunikuar arresti në flagrancë dhe Elton Skënderi.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së.

Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.