Lirimi I voglushit nga ISIS Italianët kundër Lleshajt: Erdhën me kostume dhe syza të errta në Bejrut pasi u dendën me të ngrëna

666
Sigal

Gazetari i “Le Iene” zbardh gënjeshtrën e ministrit Brendshëm Sandër Lleshaj në lirimin e vogëlushit Anvin Berisha nga ISIS
‘U dendën me të ngrëna në Bejrut’

Qeveria shqiptare nuk ka asnjë meritë në shpëtimin e shqiptarit 11-vjeçar Alvin Berisha, nga kampi i ISIS në Siri. Kujtojmë që ambasadori i Shqipërinë në Ankara Gent Gazheli dha dorëheqjen, pasi nuk tregoi kujdesin e duhur për të shpëtuar vogëlushin shqiptar. Mirëpo, kur qeveria italiane, në bashkëpunim me shoqatat e tjera bamirëse, negocioi dhe bëri të mundur që të lironte vogëlushin shqiptar, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në Siri dhe donte të hiqej si shpëtimtari, duke bërë një foto me vogëlushin, pasi e kishin shpëtuar të tjerët. Madje, ministri Lleshaj u mundua ta përdorë për konsum politik, pas gjithë dështimeve që ka në punën e tij, duke bredhur edhe nëpër studio televizive, për t’u vetëlavdëruar si hero. Kështu ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi po fliste në emisionin “Opinion”, ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i emisionit “Le Iene”, Taulant Kopliku. Ky i fundit ka ironizuar rëndë ministrin Lleshaj, pasi ky i fundit u shfaq si heroi që shpëtoi Alvin Berishën. Blendi Fevziu i lexoi statusin e gazetarit ministrit, i cili më pas replikoi me gazetarin. Po themi ishe aktori kryesor i gjithë çfarë ndodhi ato ditë në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Janë gajasur italianët me ato kingat e palestruar e me syze të errëta që mbërritën te ambasada, që pasi u dendën me të ngrëna e të pira hoteleve të luksit në Bejrut, iu dedikuan festës së ‘fitores’ së madhe të arritur me shumë mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit të lavdishëm
Statusi i gazetarit Taulant Koplikut:
Nëse dona me u solidarizu, për patriotizëm po themi bravo Sandër si shqiptar që je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithë çfarë ndodhi ato ditë në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Po themi gjithçka që ti don që ne me thanë. Kjo për hir të flamurit që vartësit e tu ishin kujdesur ta merrnin për t’ia hedhur krahëve Alvinit. Ashtu po e lëmë, siç po deklaron ti pa t’u dridhur qerpiku. Vetëm dy gjëra të vogla do të thoja. Së pari, mos harro se nuk mbeti Alvini që t’i jepni ju dashurinë për flamurin, duke e mbështjellë sa për show e shkrepur foto një pas një. Ka një babë, një gjysh e do axha që do dinë ta brumosin me vlerat e një shqiptari të mirë, pa pasur nevojë për këto telenovela libaneze. Së dyti, diçka që ta kesh për vete. Mos ia thuaj njeriu se ‘asht marrë’. Janë gajasur italianët me ato kingat e palestruar e me syze të errëta që mbërritën te ambasada, duke u përplasur duarsh dhe përqafuar njëlloj si skuadra e kapitenit Ultimo, kur kapi Toto Riinën. Kishin ngelur të habitur të gjithë se ça dreqin hidhen përpjetë këta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njëfarë Apollo Creed kartolinash, që pasi u dendën me të ngrëna e të pira hoteleve të luksit në Bejrut, iu dedikuan festës së ‘fitores’ së madhe të arritur me shumë mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit të lavdishëm. Faleminderit gjeneral, qe na solle Alvinin në shtëpi. Italianët na gënjyen si gjithmonë.
Reagimi i Ministrit Lleshi:
Sandër Lleshi: Çfarë t’i them unë këtij tani. Flamurin nuk e kishim marrë ne me vete, e kemi gjetur atje. Dakord le të thotë. E vlerësoj punën që ka bërë ekipi i televizionit italian. Operacionin e shpjegova, Kryqi i Kuq, Gjysmë hëna e kuqe, përfaqësuesit shqiptar dhe italianë.