Lirimi i kreut të bandës së Durrësit, Lul Berisha, Donald Lu: “E papranueshme. Duhet të indinjohemi”

498
Sigal

Ambasadori
Donald Lu e quan të papranueshme  lirimin
e Lulzim Berishës, të cilësuar nga  akuza
si ish kreu i bandës së Durrësit i cili këto ditë u lirua nga qelia pasi
përfitoi liri me kusht.

Donald Lu:
“Të mërkurën Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. T’i themi
gjykatave të korruptuara që kjo është e papranueshme. Duhet te indinjohemi”

Deklarata u
bë në një aktivitet të organizuar sot në ditën ndërkombëtare kundër
korrupsionit, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Më 6 dhjetor
2016 u mësua se Gjykata e Apelit në Durrësit kishte vendosur lirimin me kusht
të Lul Berishës, të cilësuar nga prokuroria si ish-kreu i “Bandës së Durrësit”,
i akuzuar për disa krime mes tyre dhe vrasje.

Vendimi për
lirimin e tij me kusht ishte marrë gjatë ditës së hënë (5 dhjetor).

Avokati
mbrojtës i Berishës i ishte drejtuar disa herë me kërkesa Gjykatës me
pretendimin se klienti i tij vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa Berisha ka
qëndruar për muaj me radhë në spitalin e burgut.

Berishës i
kishin mbetur edhe 5 vite burg për të kryer dënimin prej 25 vitesh të dhëna nga
Gjykata e Lartë. Vitet e mbetura, ai do t’i kryej në liri me kusht.

Lulzim
Berisha u arrestua në vitin 2006 në Maqedoni.

Gjykata e
Krimeve të Rënda e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, Berishën, vendim i
cili u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe u konvertua në 25 vjet.

Kush ishte
“Banda e Durrësit”

Banda
kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte
prej vitit 1994 në qytetin bregdetar. Banda është autore e një sërë vrasjeve te
ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan
Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e
Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin
Rrashbull të Durresit.

Ndërsa në
vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili
ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë me 22 gusht,
në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës,
më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durresi.