Lirimi i Haradinajt, Meta: Vendimi i vonuar vuri në vend drejtësinë

509
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur sot gëzimin per lirimin e Lideri te AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj fitoi të drejtën e tij të mohuar padrejtësisht për t’u kthyer pranë familjes së tij të dashur, sipatizantëve dhe qytetarëve të cilët e mbështetën pa kushte gjatë qëndrimit të tij të detyruar në Francë.

“Ramush Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova. Gjithmonë kanë besuar se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën. Dëshiroj të përshëndes këtë verdikt përfundimtar, ndonëse të vonuar, i cili i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht”- ka theksuar kryeparlamentari dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Sigal