Lirimi i Haradinaj, reagon Basha: Kjo është drejtësi e plotë. Serbia po sulmon pavarësinë

555
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me një deklaratë për median, Basha shprehet se vendimi i dhënë sot është drejtësia e plotë, ndërsa nënvizon se urdhër-arrestet e Serbisë janë sulme ndaj pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së:
Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe. Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë.

Urdhër-arrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhër-arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.

Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më. 
Sigal