Lirimi i Ermal Hoxhës nga burgu, ironizon ish ministri: Bëtë çështje publike Tërmetin…

559
Sigal

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manjani ka ironizuar me vendimin e gjykatës për lirimin nga burgu si dhe me reagimet e politikës për të cilët nuk e kaluan pa u ndjerë.

Postimi i plotë

Çfarë mjeshtrash!

Bëri çështje publike Tërmetin që i këndoi Enverit. Ndërkohë, Ermali nipi i Enverit, doli nga burgu. Pa u ndjerë…
Në ditën e fillimit të shkollës vuri në zbatim tarifën e rrugës së Kombit. Vetë fliste nga shkolla “Kosova”, ndërsa Kosovarët paguanin për të hyrë në Tiranë…

Mjeshtra propagande!