Lirimi i Ballist Morinës, Nishani: Amnisti jep vetëm Kuvendi

451
“Amnisti nuk jep Presidenti i Republikës, por vetëm Parlamenti”. Ky është reagimi që vjen nga Presidenca në lidhje me propozimin që bëri një ditë më parë kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me burgosjen e tifozit kuqezi Ismail Morina.
“Amnisti jep vetëm Parlamenti (ky aktuali ka bërë dy herë deri tani). Presidenti nuk ka kompetencë për dhënie amnistie. Presidenti ka kompetencë vetëm ulje të viteve të dënimit ose falje të viteve të mbetura të dënimit”.
Presidenti i Republikës ndërhyn për ulje dënimi vetëm pas dënimit të personit nga gjykata. “Pra bëhet fjalë për ata persona që kanë marrë një dënim nga gjykata. Por edhe kjo kompetencë është bllokuar, pasi Presidenti jep falje vetëm me propozim të ministrit të Drejtësisë. Këta i kanë bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë të gjitha kërkesat e të dënuarve për falje apo ulje dënimi. Nëse Parlamenti do t’ja japë këtë kompetencë Presidentit, pra amnistinë, Presidenti do ta shohë me përparësi rastin e Ballist Morinës”, komentuan burimet nga Presidenca të propozimit të Spartak Brahos për lirimin e Ismail Morinës nga burgu.
Sigal