Ligji Vetingut – Komisioni i Venecias do të mblidhet në 8 dhe 9 dhjetor

431
Sigal

Komisioni i Venecias do të mblidhet në datat 8 dhe 9 dhjetor
për të diskutuar për ligjin e Vettingut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Komisionit të
Venecias, Gianni Buquicchio në profilin e tij në twitter.

“Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë,
Armeninë, Moldavinë, Marokunm Turqinë dhe Ukrainën në rendin e ditës në
Komisionin e Venecias në 8-9 dhjetor”, shkruan Gianni Buquicchio.

Dy ditë më parë Ora News bëri të ditur se opinioni i
ndërmjetëm i Venecias ishte pozitiv. Ky opinionin do ti dërgohet Gjykatës
Kushtetuese pas vendimit.

Sot ambasadori i SHBA, Donald Lu duke kujtuar deklaratën e
Berishës tha se Komisioni i Venecias ofron një bazë solide për t’i dhënë vendit
reformën më të mirë të drejtësisë.

Edhe ministri Tahiri u shpreh i bindur se ligji i vettingut
nuk ka kthim pas.