Ligji për strehimin/ ‘Dilema’ e Manjanit: ‘BQ dhe me shtëpi, apo pa shtëpi dhe me nder?

639
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me koment ironik në rrjetet sociale lidhur me ligjin që projektligjin për banesat sociale.
Në status në Facebook, deputeti i PD Oerd Bylykbashi kërkon që të parët që duhet të përfitojnë banesa socialist duhet të jenë ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët.

“Parlamenti po miraton ligjin për banesat sociale. Rama, Veliaj e shpura e mjaftinëve dhe persekutorëve të komunizmit në parlament nuk kanë harruar të fusin si përfitues personat nga komuniteti LGBT apo ata që për 70 vjet banuan në banesat e pronareve kur pronaret ishin përplasur kolibeve. Por kane përjashtuar kategori qe shteti u ka bere vërtet padrejtësi:
1-Të përndjekurit politike që ende sot rropatën pa banesa dhe në pritje të pikatores së kësteve të dëmshpërblimit që ua heq edhe ate dinjitet që fituan me lirinë!
2- Pronarët e banesave hallexhinj që u janë prishur e do t’u prishen banesat në pronësi të tyre‎ për interes publik por nuk kanë tjetër banesë ku të fusin më kokën”, shkruan Bylykbashi.
Me ironi, lidhur me përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit LGBT në listën e personave që do të kenë prioritet në marrjen e këtyre banesave, ish-ministri Manjani shkruan “Dilema tani është: BQ dhe me shtëpi, apo pa shtëpi dhe me nder”.

Sigal