Ligji për Arsimin, Blushi: Nuk e zgjidh xhunglën e teksteve. Mësuesit emërohen nga deputetët

490
Ben Blushi, deputet i PS-së
Sipas Blushit, u premtua të hiqej alterteksti, por në fakt ai është lënë në fuqi, pasi sipas ligjit të ri, për çdo lëndë do të ketë tri tekste alternative për t’u zgjedhur.
Blushi gjithashtu tha se skandali i teksteve vazhdon dhe se 70 % e tirazhit të tyre klonohen.
“Ka një ndryshim me tekstet alternative. Më parë shkolla kishte të drejtë të zgjidhte mes shumë teksteve, ndërsa sot zgjedh mes tre teksteve. Jam dakord me liberalizimin e teksteve, por pse vendosen tre? Kush i zgjedh këto tre tekste? Ministria thotë se ka një këshill, i cili është burokrat dhe ka treguar se është në nën presion të botuesve dhe shkruesve të teksteve. Ky ligj këtë nuk e zgjidh xhunglën e teksteve”, tha Blushi.
Ai më tej tha se edhe tekstet që kishte botuar vetë ishin klonuar. “Edhe një tekstet e mia ishte klonuar. Shkova të interesohesha dhe pashë që kishte më shumë tirazh në treg. Pra e kishin marrë tekstin tim dhe e kishin klonuar për të përfituar”, tha Blushi.
Më tej ai ngriti pyetjet për miratimin e teksteve dhe hodhi idenë që Këshilli Kombëtar i Teksteve të emërohej nga Parlamenti.
“Çështja e arsimit është e rëndësishme në Shqipëri. Këshilli Kombëtar i Teksteve duhet të emërohet nga Parlamenti”, tha Blushi.
Ai më tej theksoi se ligji i ri parashikon që edhe prindërit mund të marrin iniciativa për të shkarkuar një mësues. Kjo, sipas Blushit e dëmton së tepërmi shkollën. Sipas tij, ligji krijon hapësira që mësuesit të emërohen nga deputetët dhe të shkarkohen prej prindërve në interes të tyre.
“Ky amendament u krijon pasiguri mësuesve. Sepse thotë se nëse një prind është i pakënaqur për një mësues ai ka të drejtë të iniciojë procedurën e shkarkimit. Unë besoj se duhet t’u japim mësuesve më shumë garanci. Duhet t’i nxjerrim mësuesit nga zgjedhjet. Të mos përdoren më. Nëse mësuesi futet në komisione numërimi votash për të fituar punë, ka marrë fund arsimi. Pse duhet qeveria të emërojë mësuesit e Shqipërisë?”, tha Blushi.
Gjithashtu, Blushi foli edhe për arsimin privat, duke theksuar se ai është pro këtij arsimi, por jo që ai të favorizohet në kurriz të arsimit publik.
Reagon Nikolla: Kush mendon se pasioni për shkollën kthehet me ligj, jeton jashtë realitetit
Menjëherë ka reaguar Minsitrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla e cila i është përgjigjur akuzave të deptuetit socialist Ben Blushi për arsimin.
“Absolutisht shkolla është vendi dhe rruga për të kuruar fenomenet negative. Sigurisht frymëzimin e jep puna për të jetësuar programet…kush mendon se pasioni për shkollën kthehet me ligj, jeton jashtë realitetit”,- tha ajo. 
Ndërsa ka theksuar se “kam parë argumetna që slidhem me faktin se sa e madhe është dhimbja se si arsimohen nxënësit…por për të goditur e bërë pis cdo gjë të mirë që bëhet. Ka edhe raste kur argumentat për nismë apo reformë slidhen me nevojën reale që shkolla nxënësit
stërkëmbëshit hileqar në ecjen tonë për të përmirësuar…refuzoj të jemm pjesë e një devbati që i përcillen shqiptarëve me gënjeshtra
Sigal