Ligji i Vettingut, nis seanca në Gjykatën Kushtetuese

73
Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për ligjin e Vettingut, i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve.
Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve në padinë e depozituar në Kushtetuese atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore.
Gjyqtarët në padinë e tyre shprehen se ka shkelje kushtetuese të cilat lidhen me vlerësimin e pasurisë së tyre, anës profesionale si dhe ecurisë së karrierë.
Këto ligje kanë përfunduar dhe më parë në Gjykatën Kushtetuese fillimisht nga partia demokratike e më pas gjyqtarët, por në të dyja rastet është rrëzuar kërkesa për shfuqizimin e Vettingut dhe është pranuar pjesërisht për disa nene që lidhen me statusin dhe organet e qeverisjes në drejtësi.
Gjykata Kushtetuese do shprehet po sot lidhur me këtë ankimim të Unionit të Gjyqtarëve.