Ligji i PD-së për hetimin e CEZ diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

428
Parlamenti përfshin në kalendarin tre javor ligjin e Partisë Demokratike për hetimin ndërkombëtar të marrëveshjes së CEZ.
Vendimi u mor paraditen e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Më vonë u mësua se më 19 nëntor do të jetë seanca e debatit.
Sipas PD-së nga ajo që e quan “marrëveshje abuzive” dëmi shkoi në kurriz të qytetarëve dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Nga ana e PS-së kërkohet që hetimi të jetë i gjithanshëm nga momenti kur dhe pse u firmos kontrata me CEZ.
Më 14 tetor Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në Prokurori ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe juristen, të cilët përgatitën kontratën e fundit për mbylljen e konflikteve me CEZ me shtetin shqiptar.
KLSH deklaroi se dy zyrtarët i shkaktuan arkës së shtetit 479 milionë USD dëm
Sigal