“Ligji i mbetjeve”, Meta: Të pranojmë një ekspertizë të thelluar të BE në këtë drejtim

71

Gazeta Telegraf/

Ilir
Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë:

Lidhur
me debatin e gjërë për mbetjet, kreu i LSI-së propozon një ekspertizë të
thelluar të BE-së.

“Mbetjet, debat i kuptueshëm dhe pozitiv. Qëllimi ynë nuk ka qënë për zgjidhje
oportuniste, por zgjidhje parimore që garantojnë interesin e gjëre të publikut
dhe kjo ka qënë arsyeja që ne kemi insistuar për dialog të ngushtë me shoqërinë
civile. Jemi në një situatë ku kemi një intepretim të ndryshëm të direktivave
të BE-së. Të pranojmë një ekspertizë të thelluar të BE në këtë drejtim, sepse
miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale dhe kur konflikti është i stisur për
një çështje sensitive dhe shoqërimi gjithmonë i zbatimit me një dyshim të
përhershëm nuk është pozitive”, tha Meta. 

Për kreun e LSI-së, problemet që janë hasur në zbatimin e reformës së arsimit
të lartë vijnë si rezultat i moskoordinimit në kohën e duhur të qeverisë,
ministrisë, universiteteve.
 
“Dihet që nga përfaqësues të LSI ligji u mbështet por duke u thënë qartë se në
rast se nuk do të zbatohej në mënyrën e duhur, nëse aktet nënligjore nuk do të
bëheshin në kohë, pasi procesi gjithëpërfshirës me gjithë grupet e interesit,
përfaqësuesit të trupës akademike, studentëve, maturantëve e kështu me radhë
kishte shqetësime për suksesin e plotë të tij në zbatim. Praktikisht është
hapur një debat i cili vetëm në fund të këtij procesi do të mund të japë
konkluzione të qarta lidhur me efektivitetin e formulave të zbatimit të këtij
ligji. Për ne, absolutisht që gjithçka ka qënë e evitueshme në rast se procesi
i gjithë akteve të tjera të qeverisë, minsitrisë apo të universiteteve do të
ishin koordinuar në kohën e duhur në mënyrë që të kishim një përputhshmëri sa
më të suksesshme midis meritës dhe preferencës. Për ne nuk është çështje statistike,
por për ne dhe një njeri nëse do të lëndohej pa të drejtë nga një proces apo
reformë është një problem dhe një ftesë serioze për rivlerësim dhe për rishikim
jo të reformës, por mënyrës së zbatimit të kësaj reforme”, tha Meta. 

Meta kërkoi një përmirësim të klimës së biznesit duke propozuar një rishikim të
ngarkesave fiskale për investimet e huaja, për të nxitur investime cilësore dhe
hapjen e vendeve të reja të punës. 

Ndërsa lidhur me zgjedhjet e ardhshme, kreu i LSI tha se detyrë e politikës
është të sjellë standard maksimal të zgjedhjeve.