Ligji i kompesimit të pronave, Manjani: Vlerësim 100% nga Komisioni i Venecias

440
Sigal

Komisioni i
Venecias ka vlerësuar si pozitivi ligjin për kompensimin e pronave. Lajmin
e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetin
social Twitter, ku shprehet: “Në bazë të këtij opinioni, Komisioni i Vencias
mbështet 100% ligjin e miratuar tashmë për Trajtimin e Pronës me argumenta
shteruese dhe të pakontestueshme”.

Sipas Komisionit te Venecias, ligji në përmbajtjen e tij
vleresohet i drejtë dhe proporcional për kushtet e Shqipërisë.

Gjithashtu Manjani shprehet se tani mbetet që
konkluzionet e këtij opinitoni të ratifikohen nga gjykata jonë kuhstetuese dhe
të mbyllet njëhere e mirë kontesti për këtë ligj.

Opinioni i Komisionit të Venecias ka ardhur pasi Gjykata
Kushtetuese dërgoi ligjin e pronave në Komisionin e Venecias në bazë të të
cilit kërkonte të dinte që drafti i qeverisë është sipas standardit të
Këshillit të Europës.

Ligji për trajtimin e pronave është ankimuar nga 8
subjekte në Gjykatën Kushtetuese e cila ende nuk ka dhënë një vendim
përfundimtar në lidhje me zbatimin e tij. Në ankim grupet e interesit u
përqëndruan tek menyra e vendosur për konpesim që do të realizohet në bazë të
vlerës që kanë pasur pronat në momentin e shpronësimeve