Ligji i gjuhëve në Maqedoni, ende në labirintet e Kuvendit

675
Kuvendi akoma është duke përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve. Derisa përkthimi i amendamenteve vazhdon, shumica parlamentare ka tre strategji për votimin e ligjit por të cilat nuk i bën publike.
Nga LSDM thonë se çfarëdo hapi që do të ndërmerret do të jetë në korniza të Kushtetutës dhe Rregullore së Kuvendit. Nga ana tjetër, BDI duke mos komentuar shpreh optimizëm se Ligji për përdorimin e gjuhëve së shpejti do të miratohet. Njëri ndër opsionet mbetet shfrytëzimi i nenit 153, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit. Por ky nen vlen për amendamentet që propozohen ndaj dispozitave ligjore në lexim të dytë. Sipas këtij neni, Kuvendi mund të mbajë një diskutim për nen, pavarësisht numrit të amendamenteve, por të votojë veç e veç për çdo amendament.
“Nëse për të njëjtën dispozitë janë paraqitur dy apo më shumë amendamente me përmbajtje të ngjashme, me propozim të Kryetari, trupi punues mund të vendosë që për amendamentet të mbahet diskutim i përbashkët, ndërsa për çdo amendament të votohet ndaras”, thuhet në Nenin 153, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit.
Të hënën Kuvendi edhe pse e kishte vendosur në rend dite leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk arriti të fillojë shqyrtimin e tyre. E para pasi pothuajse të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan ndryshimin rendit të ditës, ndërkaq arsye e dyte ishte mos përkthimi i amendamenteve në gjuhën shqipe. Partia e Mickoskit propozoi 35569 amendamente.
Sigal