Ligji i Arsimit të Lartë, nisma e re e studentëve për ta anuluar

470
Sigal

Një nga kërkesat e studentëve shqiptarë që dolën masivisht në protesta ishte edhe anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, që qeveria thotë se e ka të pamundur ta vërë në zbatim, pasi një gjë e tillë kërkon kohë.

Por pavarësisht kësaj, studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Raportohet se peticioni që po firmoset sot tek Inxhineria dhe Arkitektura, aty ku mori jetë edhe protesta studentore, pritet të përhapet në të gjitha Fakultetet e tjera.