Ligji diplomacisë, Bumçi: Hapa mbrapa, Dade:10 ditë për negociata

464
TIRANE – Ligji I shërbimit të jashtëm rikthen debatin në komisionin e jashtëm pas kthimit të tij në kuvend nga presidenti I republikës. Sipas nënkryetarit te komisionit Aldo Bumçi ligji shënon hapa mbrapa ndërsa e politizon më tej shërbimin diplomatik.
Ndonëse kryetarja e komisionit Arta Dade edhe gjatë diskutimit në fillim të ligjit ka shprehur rezerva për këtë ligj tha se nuk mund të ketë totalisht hapësira për politizimin e shërbimit diplomatik, por do të jenë 10 ditë kohë në dispozicion për tu negociuar ndryshimet e nevojshme.
Sipas deputetit të maxhorancës dekreti i presidentit Nishani nuk është I argumentuar ndërsa deputeti demokrat Eduart Selami i kërkoi ministrit Bushati të rishikojë qëndrimin për këtë ligj.
Ndërkaq komisioni kërkoi sqarime ministrisë së jashtme mbi situatën në Maqedoni.
Më pas mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth kësaj ngjarje. 
Sigal