Ligjet, mazhoranca kërkon kohë për t’u njohur me draftin e PD për hetim ndërkombëtar të ÇEZ

434
Komisioni Parlamentar i Ligjeve, është njohur me nismën ligjore të demokratëve për hetimin ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ, por diskutimi në parim është shtyrë për një moment të dytë. Deputetët e majtë hodhën dyshimin se ky ligj implikon Kushtetutën, ndërkohë që kërkuan opinionin e ndërkombëtarëve por dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur diskutimin e projektligjit të propozuar nga Partia Demorkatike për hetimin ndërkombëtar të ÇEZ.
Deputeti demorkat, Eduard Halimi, tha se vetëm një hetim më prokuror të huaj mund të zbardhë një çështje ku janë të implikuar zyrtarët më të lartë të shtetit.
Por mazhoranca ndonëse nuk dha një qëndrim të prerë mbi ligjin, hodhi dyshime se nisma e demokratëve implikon Kushtetutën.
Pasi u njohën me draftin, deputetët e majtë kërkuan më shumë kohë për tu përgatitur për diskutimin në parim, kjo dhe për tu njohur me opinionin e ndërkombëtarëve dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërsa u ndeshën në reagimin e demokratëve se po pengojnë hetimet.
Sigal