“Ligjet” lënë pezull nenin përjashtues për rikthimin në punë pas vendimit të gjykatës

437
TIRANË – Ndryshimet e Kodit të Punës të sjella nga qeveria kanë shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Një nen i ri i shtuar pengon rikthimin në punë të individëve edhe kur gjykata e vlerëson shkarkimin të paligjshëm. Debati u nis nga opozita dhe u mbështet dhe nga Fatmir Xhafaj, i cili kërkoi të njihet me rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë para miratimit të këtij neni. 
Eduard Halmi: Nuk mund të pranohet refuzimi i të drejtës së rikthimit në punë të personit pas vendimit të gjykatës. Ligji duhet lënë siç është. Kur gjykata çmon se kontrata është zgjidhur në mënyrë të paligjshme, paditësi të kthehet në pune.
Zv. Ministria Gentiana Sula: Marrëdhënia e punës është mirëbesim. Kur prishet nuk mund ribëhet. Kodi i Punës i Spanjës dhe Italisë janë modele më të çlirëta. Ne kemi mbrojtur zonjat me barrëlindje dhe punonjësit të përfshirja në skemat e invaliditetit. 
Eduard Halimi: Kodi i Punës aktual e zgjidh këtë çështje. Me këtë nen që keni vendosur juve i heq të drejtën gjykatës të vendosë. 
Fatmir Xhafaj: Na sillni rekomandimet e ILO-s që ju në ministri keni. Të konsultohemi me to dhe të vendosim më vonë për këtë nen.
Sigal