Ligjet/ Halimi: Je rritur me mësimet e ‘xhaxhit’, Xhafaj: E bëre detyrën!

553
TIRANE – Mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve u përfshi nga debatet mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe deputetit demokrat Eduart Halimi. Gjatë diskutimit të pr/ligjit per Eficencën e Energjisë, Halimi ngriti shqetësimin e ndërprerjes së energjisë elektrike e cila sipas tij mungon nga 4 deri në 5 orë në zona të ndryshme të vendit.
“Ju flisni këtu per eficencën e energjisë në një kohë kur shqiptarët vuajnë mungesën e saj. Energjia mungon nga 4 -5 orë edhe në Tiranë. Bëtë edhe aksione për energjinë dhe ajo mungon. Nuk bëhet me aksione por me strategji. Alternativat që po ndjek qeveria janë në dëm të qytetarëve. Flasim për eficencë të energjisë kur i falët kompanisë CEZ 600 milionë euro”, u shpreh Halimi.
Ndërhyrja e kryetarit të komisionit Fatmir Xhafa se Halimi po flet për një çështje jashtë rendit të ditës, dhe se deputetët e PD vijnë në komisione pasi marrin detyrat nga PD, bëri që mes palëve të niste debati.
Halimi iu drejtua Xhafës se është rritur me mësimet e Enveri dhe se detyrat e partisë janë praktikë e tij prej Partisë së Punës.
Xhafaj: Këta vijnë këtu pasi kanë marrë detyrat e partisë dhe nuk flasin për pr/ligjin. Vijnë e bëjnë pyetjet e partisë që nuk kanë lidhje me rendin e ditës.
Halimi: Pyetjet e partisë i ke ti, të kanë mbetur praktikat e Partisë së Punës. Fatmir, mos më trego mua detyrat e partisë, ti je rritur me mësimet e Enverit. 
Sigal