Lideri i Opozitës në Francë/ Shqipëria është një shtet i mbytur në korrupsion. Ne do të vendosim veto kundër kundër hapjes së negociatave në qershor

460
Sigal

Lideri i Partisë Republikane dhe i opozitës në Francë: Shqipëria është e mbytur në korrupsion

 

Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur sot edhe kreu i opozitës franceze. Sipas tij Shqipëria nuk mund të avancojë në BE për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit. ‘Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër ‘, tha Laurent Wauquiez, mëngjesin e kësaj të premteje. Kryetari i Partisë Republikane (LR) pohoi se, ’zgjerimi i Evropës’, tani e përbërë nga 28 vende, do ishte ‘një gabim i madh’. ‘Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi’, tha Laurent Aauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e Francës. Fillon në mes të 2010 dhe 2011. ‘Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi’, tha ai. Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. ‘Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë’. BE është angazhuar në ‘bisedimet e pranimit’ me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja. Por shumë shtete anëtare po pengojnë lëvizjen për shkak të vështirësive që kanë më Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë.