Licenca e CEZ-it në pikëpyetje, ERE shtyn sërish mbledhjen

472
Sigal

ERE dhe qeveria mbrojnë CEZ-in, në dëm të konsumatorëve shqiptarë

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë për herë të tretë mbledhjen ku do të diskutohej heqja e licencës së shoqërisë “CEZ Shpërndarje”. Ndërkohë ERE ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 14:00, ndërsa mbledhja është shtyrë në një datë të pacaktuar.  Pak ditë më parë Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka argumentuar edhe motivet që kanë çuar deri në këtë vendimi ekstrem, për të diskutuar heqjen e licencës së CEZ-it.  Drejtori juridik i Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi sqaron për mediat se pse ERE vendosi ta shtyjë mbledhjen për nisjen e procedurave për heqjen e licencës së CEZ, për në një afat të pacaktuar. “Arsyeja e shtyrjes së mbledhjes për të tretën herë vjen nga fakti se janë ende në proces përpunimi të dhënat, ndërsa po bëjmë konsultime me institucionet ndërkombëtare”, tha ai  Elezi sqaroi se, gjithashtu, “Po bëhen monitorime në tre kompanitë energjetike CEZ, OST dhe KESh. Kemi ngritur grupe pune në terren në të tre kompanitë”. Sipas Entit Rregullator, problemet kryesore kanë të bëjnë me anashkalimin, nga ana e “CEZ Shpërndarje”, e detyrimit për importimin e sasisë totale të humbjeve në rrjet, si dhe faturat ende të papaguara ndaj dy shoqërive të tjera, KESH dhe OST. Ndërsa bëri me dije që si hap i parë është ndërmarrë vendosja e gjobave ndaj “CEZ Shpërndarje”, Entela Çipa, përfaqësuese e Entit Rregullator, shpjegoi në një intervistë, se problemeve të lartpërmendura u shtohet edhe mungesa e investimeve që duhet të qenë kryer në rrjet nga ana e kompanisë çeke. “Problematikë kryesore është mosimportimi i energjisë nga ana e CEZ për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, pasi jeni në dijeni, siç e ka bërë ERE publike,se CEZ ka detyrimin ligjor, që të importojë sasinë totale të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, gjë të cilën nuk po e kryen. Kjo është arsyeja kryesore, pastaj shkelje të tjera vijojnë, dhe janë: moslikuidimi i kompanive në sektorin energjetik të KESH dhe OST-së dhe mungesa e investimeve. Këto mund të themi se janë gjërat më themelore, të cilat po i rakordojmë dhe monitorojmë në terren”, – deklaroi Entela Çipa, përfaqësuese e Entit Rregullator.