Librazhd/ Kandidati i ASHE, Kastriot Gurra, takime me banorët e Komunës Lunik

573
Në vijim të turit të takimeve që është duke zhvilluar në të gjitha zonat e Librazhdit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan sot takime me banorët e disa fshatrave të komunës Lunik.
Kandidati Gurra i ka paraqitur banorëve platformën e tij për drejtimin e Bashkisë së re të Librazhdit. Gjithashtu ai i siguroi banorët se vota e tyre për të, më 21 qershor do të jetë votë për zgjidhjen e të gjitha problemeve që i shqetësojnë ato për vite të tëra me radhe.
Në fshatin Lunik shqetësimi kryesor i banorëve ishte asfaltimi i rrugës Shkalla e Lunikut-Qendër. Në lagjen Hurdha të këtij fshati ka filluar puna për hapjen e një rruge të re prej 1.5 km, e cila u vjen në ndihmë 30 familjeve të kësaj lagjeje.

Ndërsa në fshatin Prevall shqetësimi kryesorë i banorëve ishte rikonstruksioni i kanalit vaditës, i cili mbulon rreth 80 hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu ato kërkuan nga kandidati Gurra dhe deputeti Balla që të meren masa edhe për përmirësimin e rrjetit elektrik, i cili aktualisht është shumë i dobët, për këtë banorët morën premtimin që ky problem do të zgjidhet sa më parë.
Ndërsa në fshatin Zgosht, shqetësimi kryesorë i komunitetit ishte furnizimi me ujë të pijshëm, ku kandidati Gurra paraqiti platformën e tij para banorëve, ku një vënd të veçantë zinte edhe ndërtimi i një ujësjellsi të ri. Një objektiv tjetër i rëndësishëm i platformës së kandidatit Gurra është edhe asfaltimi i rrugës së fshatit Letëm.
Ndërsa deputeti i PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar banorëve të Komunës Lunik që më 21 qershor të bashkojnë votat e pushtetit vendor me qeverisjen qendrore. Ai u bëri thirrje banorëve që të votojnë kandidatin e ASHE-së, Kastriot Gurra, drejtimin e duhur për ta
Sigal