Lezhë, Rama: Legalizimet, nga kapitale të vdekura në asete aktive

464
LEZHE – Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lezhë, ku ka marrë pjesë në perurimin e qendrës së këtij qyteti, si dhe ka ndare çertifikata pronësie. Gjatë fjalës së tij në shpërndarjen e legalizimeve, Rama tha se tashmë qytetarët me marrjen e kësaj certifikate pronësie kanë në dorën e tyre një pasuri të patundshme të cilën mund ta kthejnë në një aset të vlefshëm. Sipas Ramës, legalizimet u japin mundësi qytetarëve që pronat e tyre t’i kthejnë nga kapitale të vdekura në kapitale aktive.
“Tani është hapur një kapitull i ri për legalizimin falas dhe sot me krenari për këtë hap të parë do të bëjmë që ekonomia familjare nga një strehe që nuk ekziston askundi, t’a kthejmë në pasuri të patundshme dhe si një mundësi për ta patur garanci në banka për të bërë biznes në buqësi apo blegtori apo mbeshtetjen e fëmijëve në studime. Pra, nga kapitale të vdekura do t’i kthejme në kapitale aktive dhe çdo shpenzim që kane bërë qytetarët i kanë të regjistruar si kapitale”, tha Rama, ndërsa me pas shpërndau disa leje legalizimi.
Më pas kryeministri shpërndau vetë certifikatat e legalizimeve, ku nuk munguan as baturat drejtuar kreut të Aluiznit Artan Lame. Për të cilin pranoi se nuk do të jetë kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës.
Rama përuron qendrën e Lezhës: Më shumë ndryshime se në 25 vitet e shkuara
Kryeministri Rama përuroi edhe qendrën e rikonstruktuar të qytetit të Lezhës. Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh se vetëm në një vit e gjysmë qendra e këtij qyteti është shndërruar nga një parking makinash që ishte në një qendër të denjë për Lezhën. Por shefi i qeverisë shtoi se në vitet në vijim, duke votuar edhe kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Lezhës, do të bëhet më shumë se sa është bërë në këto 25 vjet.
“Është kënaqësi që bëjmë takimin në këtë vepër të madhe publike të ndërtuar pas shumë vitesh, pasi ishte shëndërruar në një parking makinash dhe ne vetëm në një vit bëmë ndryshime të dukshme në zemër të qyteti dhe në katër vitet e ardhshme me përfaqësuesin tonë që ju do të zgjidhni ne do të bëjmë më shumë nga sa është bërë për 25 vite”. u shpreh Kryeministri
Rama solli në vëmedje mungesën e investime ndër vite në Lezhë dhe theksoi se qeveria që ai drejton po punon për rilindjen e Lezhës ashtu si dhe të gjithë qyteteve të tjera të vendit.
“Në këtë zonë nuk është bërë asgjë, por ne do ta rilindim këtë qytet, sepse nuk është vetëm qyteti i vjetër, por dhe qyteti i ri që përfshin zonat rurale dhe të mos konsiderohen qytetarë të zonës së dytë, por qytetarë të respektuar. Ne do ta shëndërrojmë këtë zonë në një qendër turistike dhe tregtare, pasi këtu ka shumë kompani si, ajo e përpunimit të peshkut, që falë përfitimit të skemës së re të qeverisë, ka dyfishuar vendet e punës si dhe kishte projekte inkurajuese eksporti përmes lëndvee të para këtu. Këto janë shenja inkurajuese për të kuptuar se ky është drejtimi i duhur, po ashtu inkurajuese është edhe legalizim pasi deri me sot në pak muaj kemi kapërcyer numrin e legalizimeve të bëra në tetë vjetë se bashku, por shumica e lagalizimeve nuk kanë qenë për shtëpitë, por për bizneset, motelet, njesitë tregtare që janë ndërtuar aty ku nuk duhet”. tha Rama 
Sigal