Lezhë, qytetarët “zbrazin” hallet dhe problemet tek kryeministri

494
Dëgjesa me qytetarët e Lezhës u hap nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Dëgjesa në Lezhë ishte e shtatëmbëdhjeta e realizuar nga deputetet e zgjedhur në 25 qershorit. Janë konsideruar si dëgjesa dhe procese për të marrë prej tyre problematika të ndryshme. Janë edhe katër dëgjesa të tjera për të përmbushur të gjithë ciklin. Ndërkohë në fund të gjitha problematikat do t;i nisen kryeministrit për të bërë një raport përfundimtar dhe për të nxjerrë prej tyre gjithçka që duhet për qeverisjen. Qytetarët e dëmtuar dhe gjobitur , ata që kanë hasur në kundërshti nga zyrtarët, japin përvojat e tyre. Një prej qytetarëve i gjobitur nga tatime, ka rrëfyer se ka vuajtur nëpër zyra dhe sa herë që futej asnjëherë nuk gjente zgjidhje, por vetëm i shumëfishohej gjoba. Ishte biznesmen, thotë se ka paguar çdo faturë, por për katër vite të qeverisjes së Ramës, është detyruar të mos gjej drejtësi dhe të paguajë fatura të cilat ai i konsideron të padrejta. I ka thënë kryeministrit se ka paguar çdo faturë, por ka qenë i detyruar të paguajë sërish, pasi paratë nuk futeshin në sistem. Kryeministri i jep fjalën se do ta shoh problemin e tij dhe nëse ka të drejtë do t’i kërkojë ndjesë. Ka dhe nga ata që i japin një këshillë. Një prej qytetarëve i thotë kryeministrit se duhet të ketë kujdes në emërimin e drejtorëve. Thotë se duhet të heq problemin e nepotizmit, pasi sipas tij ky problem ka ekzistuar në radhët e partisë së tij, PS-së. Po kështu thotë se drejtuesit i acarojnë kontribuuesit e Partisë Socialiste nëpër vite dhe asgjë nuk kanë përfituar. Drejtorët i thotë qytetari Ramës, kanë parë vetëm veten e tyre dhe familjen. Një tjetër qytetar është invalid. Një tjetër qytetarë ankohet për ujin. Për qytetarët nisma është shumë e mirë, por arta janë skeptikë për mënyrën se si do të përfundojë kjo nismë. Administrata thotë qytetarët është shumë e rënduar. Thonë se e kanë shumë të vështirë të kërkojnë zgjidhjen e një problemi, pasi e kanë shumë të vështirë. Ankesa të shuma ka edhe për faturimin e energjisë elektrike.
Sigal