Lëvizje në zyrën e Arta Markut, EURALIUS në Prokurorinë e Përgjithshme

91
Përfaqësues të EURALIUS po zhvillojnë një takim me kryeprokuror e re të përkohshme, Arta Marku. Mësohet se përfaqësuesit e huaj aktualisht ndodhen në zyrën e prokurores Marku.
Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë se këto takime vijnë në një kohë kur të hënën është caktuar që të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës. Siç u bë e ditur më herët, Arta Marku hoqi dorë nga gara për anëtare të KLP-së.
Aktualisht në garën për KLP janë 17 prokurorë, nga të cilët do të zgjidhen 6 dhe më pas do të bashkohen me 5 anëtarë të tjerë të cilët do të janë nga jashtë sistemit të prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga të cilët përbëhet KLP.