Lëvizja surprizë, Rama fton Nanon, Pëllumbin, Rukën, Hajdaragën e Bufin të rikthehen në PS

630
Rama, ftesë Fatos Nanos për rikthim në PS
Kryeministri Rama ka bërë një ftesë për rikthimin në radhët e PS të figurës historike të kësaj partie, ish-kryeministrit Fatos Nano. Pasi e mbajti larg, duke mos ja kursyer edhe akuzat me të cilat justifikoi mospërfshirjen e tij në listat e deputetëve që nga koha që mori drejtimin e PS, kreu i qeverisë shqiptare ka bërë një ftesë të hapur, duke thënë se ka ardhur koha që energjitë e Fatos Nanos, por edhe të larguarve të tjerë të bëhen bashkë për të marrë në dorë përgjegjësitë e së ardhmes së Shqipërisë. “Për t’i dhënë mundësinë atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë, që nuk kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëjë bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësi të mëdha në momente të caktuara, me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pasha”, tha Rama gjatë një takimi me fondacionin “Qemal Stafa”, të drejtuar dikur nga Saimir Tahiri. Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur ish-kryeministri ka bërë një fushatë pozitive për qeverinë e PS. Nano u shfaq përkrah kryeministrit edhe në disa aktivitete, njëri prej të cilëve me karakter sportiv.
Sigal