Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi takime me strukturat në Bashkinë Kolonjë

440
Në takime merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, deputeti i LSI-së, z. Pirro Kapurani
Braimllari: Falënderoj strukturat e LSI-së të Kolonjës për punën e mirë që keni bërë 
Braimllari: LSI forcë politike e konsoliduar, që mishëron koherencën dhe besnikërinë ndaj interesit qytetar 
Braimllari: Sfida jonë, përmirësimi i vetvetes që të jemi sa më pranë qytetarëve
Braimllari: Politika e LSI, stabilitet politik dhe qëndrueshmëri për vendin 
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi disa takime me strukturat në Bashkinë e Kolonjës.
Në këto takime ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Endrit Braimllari, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Korçës, z. Pirro Kapurani, anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, z. Thanas Poçi, etj. 
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, z. Endrit Braimllari, duke falënderuar punën e bërë nga strukturat e partisë në Bashkinë e Kolonjës, ka theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila bazohet tek meritokracia dhe se sfida e saj është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jetë sa më pranë qytetarëve. 
“Dua të falënderoj strukturat e LSI-së së Kolonjës për punën e mirë, që kanë bërë. Ju në Kolonjë e kaluat një provë, atë të zgjedhjeve lokale ku dëshmuat dhe njëherë, që LSI-ja është një forcë politike e konsoliduar, e cila mishëron më së miri koherencën dhe besnikërinë ndaj interesit qytetar. Kolonja kërkon më shumë vëmendje. LSI-ja është e angazhuar maksimalisht në shërbim të Kolonjës dhe gjithë vendit. LSI është forcë politike e strukturuar dhe meritokracia qëndron në bazën e organizatave të saj. Sfida jonë është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve. Politika e LSI-së është e qartë, stabilitet politik dhe qëndrueshmëri për vendin”, – tha z. Braimllari
Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Shqipëria ka nevojë për një forcë politike e cila të jetë motor i zhvillimit ekonomik me platformat e saj.
“Shqipëria, që të zhvillohet më shpejt, të ecë përpara, ka nevojë për një forcë politike që është motori i vendit. Dhe ky motor i zhvillimit të vendit është vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim”, – u shpreh ndër të tjera Ministri Panariti.
Sigal