Lëvizja Rinore për Integrim organizoi Konventën Zgjedhore të Pogradecit

445
Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën Zgjedhore të Pogradecit ku morën pjesë edhe disa personalitete të larta të LSI-së. Pjesë e kësaj Konvente ishte Ministrja për Integrimin Europian,  Klajda Gjosha, nënkryetarët i LSI-së, Petrit Vasili, Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj, deputeti i LSI-së, qarku Korçë, Pirro Kapurani, dy kandidatët për kryetarë të LRI-së Floida Tërpaçi dhe Klevi Pojana si edhe përfaqësues të LSI-së dhe të LRI-së. Në fjalën e saj para të rinjve të Pogradecit, Ministrja për Integrimin Europian, znj. Klajda Gjosha theksoi se LRI është forumi më unik i të rinjve në Shqipëri dhe si i tillë, Lëvizja Socialiste për Integrim punon çdo ditë për ta. “Ne jemi sot këtu për t’ju thënë që jemi me ju, jemi në mbështetje të plotë të rinisë së Pogradecit dhe punojmë çdo ditë për të ardhmen tuaj. Ky është forumi që në fakt edhe LSI-ja duhet të marrë shembull.
LSI punon çdo ditë për arsimin tuaj, punon çdo ditë për integrimin e shoqërisë tonë në Bashkimin Evropian, punon çdo ditë për një të ardhme më të mirë për ju, punon çdo ditë për punësimin e të rinjve dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse jeni ju e ardhmja e këtij vendi. Të mos harrojmë që punojmë çdo ditë. Është forca e parë politike që ka dalë dhe ka thënë se të gjithë votat e të gjithë kontribuesve tanë në parlament do të shkojnë për reformën në drejtësi sepse ne duam një vend të drejtë, një Shqipëri të drejtë, një Pogradec të drejtë për të gjithë ju që të sigurojmë të ardhmen tuaj”,- tha znj. Gjosha.
Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili tha se në LRI të jepen ide dhe mundësi që të flasësh, të zgjedhësh dhe të zgjidhesh.
“Në LRI rritesh shpejt, ecën shpejt sepse në LRI ndryshe nga të gjithë forcat e tjera politike, pra në mënyrë të pangjashme, nuk të japin helmet, shpatë për të luftuar, por të japin ide, të japin libër, të japin mundësi që të flasësh, të japin mundësi të zgjedhësh dhe të zgjidhesh, të japin mundësi të bësh përpara. Pra ne kemi zëvendësuar hidhërimin e betejave me gëzimin e garave të shëndetshme. Evropianë janë ata që konkurrojnë dhe mbeten miq, kurse të prapambetur e mendjeshkurtër, janë ata që konkurrojnë dhe përplasen dhe ndahen si armiq. Ne një gjë nuk ia kemi zili Evropës, se kemi një forumin rinor si LRI që është njëlloj si forumet Europiane”, tha z. Vasili.
Nënkryetari i LSI-së, z. Endrit Braimllari u shpreh se LRI do të jetë gjithmonë pararojë e zhvillimit sepse ne besojmë tek një rini evropiane.
“Suksesi i LRI-së në Pogradec dhe në të gjithë Shqipërinë është kur ne jemi bashkë. Suksesi ka të bëjë kur ne të gjithë bashkohemi rreth një ideje, kur ne të gjithë bashkohemi rreth një mendimi dhe kur lëmë mënjanë interesat tona personale dhe kur jemi të gjithë së bashku rreth filozofisë së Ilir Metës, filozofisë së lidershipit të LSI-së dhe atë çka LSI-ja përfaqëson. Pogradeci ka nevojë të jashtëzakonshme për një përkrahje shumë herë më të madhe. Ka nevojë për një suport të jashtëzakonshëm përsa i përket turizmit, të rinjve dhe të rejave, dhe ndaj ne si LRI tentojmë gjithmonë të jemi prezent këtu. Duhet të ketë suport jo vetëm nga LRI, por duhet të kenë një sistem arsimor i cili vërtet prodhon lider, prodhon të rinj dhe të reja të cilët janë të aftë të përballen me tregun e punës, ndaj LRI do të jetë gjithmonë pararojë e këtyre ideve do të jetë gjithmonë pararojë e këtij zhvillimi sepse ne besojmë tek një rini evropiane”, tha z. Braimllari.
Deputeti i LSI-së, Pirro Kapurani, deklaroi se shtimi i radhëve të LSI-së na mbush me optimizëm për një fitore të thellë dhe në zgjedhjet e ardhshme të 2017-s. “Ju sot këtu jeni shumë dhe do të jeni dhe akoma më shumë nëqoftëse kushdo nga juve këtu do të ketë një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë me njëri-tjetrin. Kjo do t’ju bëjë edhe më të fortë, kjo do të bëjë që ju të shtoni radhët tuaja në LSI. Ky fakt na mbush me optimizëm, na mbush me besim për fitoren në zgjedhjet e ardhshme të 2017”, tha z. Kapurani.
Kandidatja për Kryetare të LRI-së, Floida Tërpaçi tha se është koha e të rinjve që të vazhdojnë të ndërtojmë mozaikun e Pogradecit dhe të Shqipërisë. “Të punojmë më shumë për më shumë mundësi për rininë e Pogradecit. Detyra jonë miq është ta bëjmë Shqipërinë më pozitive. Ne kemi një fat të madh, ne kemi një lider, një njeri që beson tek të rinjtë. Kemi mbështetjen më të madhe që ka çdo i ri anembanë Shqipërisë. Ne kemi Ilir Metën. Kjo është LRI, një uragan idesh, një uragan mendimesh dhe vizionesh”, tha znj. Tërpaçi.
Kandidati për Kryetar i LRI-së, Klevi Pojana vlerësoi si tepër pozitive garën brenda LRI-së. “Në këtë garë në të cilën unë gjendem përballë Floidës, shpesh herë më drejtojnë pyetjen: Pse jeni kaq pozitivë, pse jeni kaq në harmoni me njëri-tjetrin? Unë jam për drejtësi dhe Floida për mjekësi dhe këtu në Pogradec më bëri përshtypje shumë që takova shumë mjekë dhe ndoshta Shqipërisë tonë kjo i duhet më shumë. I duhet më shumë kurim dhe i duhet patjetër më shumë drejtësi”, tha z. Pojana.
Sigal