Lëvizja Nano: Të pavërteta thashethemet për platformë partie

452
Sigal

Pas një lajmi të botuar dje, se “Lëvizja Nano” po riorganizohet në një platformë partie, madje, ku u përmendën shumë emra, të gjithë të larguar nga PS-ja, për shkaqe të ndryshme, u interesuam për vërtetësinë e këtij lajmi. Sikurse na tha një aktivist kryesor i “Lëvizjes Nano”, të gjitha këto janë thashetheme, të cilat përhapin diversione politike, pa patur asnjë bazë vërtetësie, kanë qëllimin dashakeqës,  që të përçajnë e çoroditin socialistët e vërtetë. Personi i pyetur  nga “Telegraf”, që është nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nanos,  na pohoi se, “Lëvizja Nano” përpiqet dhe lufton për ardhjen e socialistëve në pushtet dhe se qëllimi kryesor është të bashkojë gjithë socialistët dhe të majtën në përgjithësi rreth PS-së. Një nga emrat e përfolur është edhe Petro Koçi, i cili i pyetur për “Telegraf”, mohoi kategorikisht, që bëhen përpjeke, me dijeninë e tij, për të ndërtuar platformë politike të “Lëvizjes Nano”.