Lëvizja e Gruas për Integrim në Lezhë solidarizohet me familjet në nevojë

50
Lëvizja e Gruas për Integrim në Lezhë ka zgjedhur që në vigjilje të festës së Pashkëve, të ndërmarrë një nisëm në ndihmë të disa prej familjeve më në nevojë në të gjitha njësitë vendore.

Kryetarja e LGI Lezhë Prenda Sejdia falënderoi kryetaret si edhe gratë e strukturave të LGI së njësive vendore që iu përgjigjën nismës për të ndihmuar sadopak këto familje që kishin nevojë për mbështetje, në mënyrë që edhe ato të mund të festojnë Pashkët. Pakot me ushqime, veshmbathje dhe mbulojë iu shpërndanë mbi 12 familjeve. Ndihmë modeste, por që shërben jashtë politikës për të sensibilizuar të gjitha shoqatat, shoqërinë civile dhe çdo individ që të solidarizohet dhe ndihmojë familjet e varfra.