Lëvizja e Bashës pas takimit me Metën, ja kë pret në zyrë

653
Sigal

Duket se kjo e sotmja do të jetë një ditë e mbushur me takime politike. Sinjalin e dha vetë Kreu i Shteti, Ilir Meta që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Kryedemokrati Basha që u takua për rreth 25 minuta me Presidentin në orën 09:00, pritet të ketë sot të tjera takime.

Në orën 12:00 në zyrën e tij pritet të shkojë aleati nga PDIU-ja, Shpëtim Idrizi, e fill pas tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi me zonjën Kryemadhi është parashikuar në orën 12:30 minuta.