Lëvizja Çame: “Idrizi, agjent neozervist!”

437
Sigal

Shoku Idrizi i kapur nga sidromi “Toptani”

Në një deklarate për shtyp Lëvizja Çame shprehet: “Gjatë manifestimit të popullsisëame për Drejtësi, kundër manipulimit edhe përdorimit nga qeveria në pushtet, për të zhdukur nga harta si problem për Greqinë, individi i instaluar për suksesin e këtij misioni, i quajtur Shpëtim Idrizi, përgjigjet me një provokim anti- kombëtar, që rrallë mund të ekzistojë në analet të historisë shqiptare. Refugjatët e Çamërisë, peng për dy dekada, në thapet e elementëve që uzurpojnë pushtetin në Shqipëri, po përpiqen të çlirohen, për një drejtim patriotik edhe dinjitoz. Në protestë për trajtimin edhe manipulimin të çështjes Çame, për të larguar nga mashtrimet kriminele të pandehurve si Idrizi, sot u shpallën nën organizimin të Lëvizjes Çame. Pa hyrë në detaje të platformës politike të kësaj lëvizjeje, mjafton deklarata e tyre, për të kuptuar që popullsia Çame në Shqipëri është kundër Sh. Idrizit, edhe shpreh indinjatën e saj për keqpërdorimin të komunitetit Çam, nën logon e një partie e ashtuquajtur PDIU, si kryesuese e  qeverisë në pushtet, duke përdorur gjenocidin të shqiptarëve në Çamëri për kapital mashtrimi politik, por edhe burim korrupsioni për vjedhje-plaçkitje në Shqipëri. Kështu, është themeluar një lëvizje kombëtare e vendosur për të mbrojtur të drejtat të çamëve në kornizën të politikës kombëtare. Kundër asaj (kombëtare) të Idrizit që blihet edhe shitet me pazaret e lagjeve edhe nepotizmin në radhët kriminele që i kanë xhufat midis Kryeministrisë së Tiranës edhe Athinës. Idrizi në dijeni të zhvillimeve, vepron sipas këshillave nga qendrat që e instaluan për përdhosjen të Çështjes Çame politikisht edhe zhdukjen nga ndërgjegjja kombëtare përdori edhe bombën ‘politike’ që po rezervonte në mëngët e tij. Sot deklaroi kërkesën  (neozerviste) për ndryshimin e sheshit Avni Rustemi në sheshin “Çamëria”. Kjo deklaratë dëshpërimi nga  Idrizi, tejkalon imagjinatat të zervistëve për luftë civile midis shqiptarëve. Çamët jo vetëm që nuk e tradhtojnë Avni Rustemin, por krenohen me atë si simbol i kombit. Sepse Avni Rustemi është krenaria e Shqiptarisë edhe terrori tradhtarëve. Idrizi ka të drejtë për veten e tij të tentojë të vrasë dy zogj me një gurë. Të zhdukë Avni Rustemin edhe Çamërinë. Një është simbol kundër tradhtisë, tjetra është atdhe. Idrizi po vuan nën sindromin “Toptani”.