Letra, Spartak Braho dëshmon në Prokurori

63
Çështja e letrës së Spartak Brahos drejtuar institucioneve më të larta të sigurisë së vendit është marrë në dorëzim nga Prokuroria e Tiranës. Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, disa ditë më parë, përmes një letre dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kreut të Kuvendit dhe kreut të SHISH-it, deklaronte se stabiliteti i vendit po kërcënohej seriozisht nga një skenar destabilizimi i Dritan Priftit dhe Tom Doshit. Pikërisht për këto pretendime të tij, Braho është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e kryeqytetit për të dhënë dëshminë lidhur me këtë skenar destabilizimi, sipas tij. Braho thotë në letër disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.