Letra e Ristanit, Meta: Kreu i Kuvendit nuk është mbi rregullat dhe rregulloren e Kuvendit”

424

Sigal

 Kreu i Parlamentit, Ilir Meta tha sot se ka marrë në dorë letrën e deputetit demokrat Arben Ristani për kreun e Komisionit hetimor të CEZ, që sipas PD është në konflikt interesi dhe nuk mund të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha. Me një përgjigje të shkurtër dhe koncize, Meta tha se Kreu i Kuvendit nuk është mbi rregullat dhe rregulloren e Kuvendit.

“Kam marrë një letër sot, të cilën do ta shikoj me vëmendje. Kreu i Kuvendit nuk është mbi rregullat dhe rregulloren e Kuvendit”, theksoi Meta.

 

Prononcimi
për median i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

 

Z. Meta, sapo keni
përfunduar një takim më Ambasadorin e SHBA-ve, z. Lu dhe Ambasadoren e Bashkimit
Evropian, znj. Vlahutin. Ky takim vjen edhe pak orë përpara publikimit të
opinionit të Komisionit të Venecias. Besoj se ka qenë një nga temat kryesore të
takimit…

Besoj se edhe vizita në
Bruksel dhe takimet e ndryshme atje, si me presidentin e Parlamentit Evropian,
z. Shulz, me Komisionerin për Zgjerimin, z. Hahn, dhe me personalitete të
tjera, por padyshim edhe takimi i sotëm me Ambasadoren e BE znj. Vlahutin dhe Ambasadorin
e SHBA, z. Lu, kanë pasur në qendër të vëmendjes ecurinë e procesit të
integrimit evropian.

Por njëkohësisht edhe
dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për ecurinë e zbatimit sa më të shpejtë dhe
pa vonesa të reformës në drejtësi në përgjithësi, dhe sidomos ecurinë sa më të
shpejtë të ligjit të Vetting-ut, si një kërkesë gjithashtu edhe për të forcuar
perspektivën e çeljes së negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe BE,
pasi Komisionit Evropian e ka bërë tashmë një rekomandim pozitiv, dhe
shpresojmë që kjo të përforcohet edhe nga Këshilli i vendeve anëtare në ditët e
ardhshme.

Në këtë drejtim, unë
besoj se të gjithë biem dakord që kjo reformë ashtu sikurse u udhëhoq edhe në
miratimin konsensual nga standardet e Komisionit të Venecias, edhe në zbatimin
e saj, përfshirë zbatimin e ligjit për Vetting-un dhe gjithë ligjet e tjera, të
udhëhiqet nga rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venecias, dhe besoj
që për këtë të gjithë institucionet dhe faktorët janë të angazhuar.

Ka një arsye për faktin
që dekreti i Presidentit për Ligjin e mbetjeve nuk po votohet në Kuvend dhe a
do ta fusni për votimin dhe keni një përgjigje konkrete për mënyrën se si forca
juaj politike do të votojë për atë dekret?

Për pjesën e dytë të
pyetjes mund t’i drejtoheni Kryetarit të Grupit Parlamentar. Për pjesën e parë,
padyshim që brenda të gjitha afateve çdo dekret do të shqyrtohet.

A
jeni njohur me kërkesën e Partisë Demokratike, e cila sot ju është drejtuar me
një shkresë në adresën tuaj si Kryetar i Kuvendit për të mos e drejtuar më
komisionin hetimor për OSSH-në kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla? Pasi
sipas demokratëve ka një vendim gjykate të formës së prerë, ku z. Balla është
in dënuar për shpifje dhe ndaj tij ka një gjobë prej 1 milion lekësh…

Kam marrë një letër sot të cilën
do ta shikojë më vëmendje, por ju e dini që Kryetari i Kuvendit, nuk është mbi
rregullat dhe mbi rregulloren e Kuvendit.

Përsa
i përket shkresave, a keni marrë një letër nga drejtuesi i komisionit për
reformën në drejtësi, që paketa e re e drejtësisë të kalojë për shqyrtim në
komisionin e Ligjeve dhe të mos ketë një rinovim mandati të komisionit të
posaçëm?

Ende jo, por në rast se do të
marrim një komunikim të tillë patjetër që do ta ndajmë edhe me ju.

Z.
Meta, është përfolur se do të ketë një shtyrje të mandatit për Komisionin e
Reformës Zgjedhore, që mbaron nesër. A ka ende kohë që të realizohet reforma
sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, duke pasur parasysh se ju keni qenë një
nga iniciatorët e fillimit të punës së këtij komisioni?

Reforma duhet të kishte
përfunduar me kohë, megjithatë çdo përpjekje për të plotësuar rekomandimet e
OSBE-ODIHR-it qoftë edhe me pak vonesë, është shumë më e pranueshme se sa
mosreflektimi i tyre.   

Palët
kaë hedhur në tryezën e diskutimit të reformës edhe propozime që i tejkalojnë
rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, a ka kohë edhe për këto?

Çdo tejkalim në drejtim të
forcimit të integritetit të zgjedhjeve dhe të demokratizimit të procesit është
pozitiv.

Ju
tashmë përfunduar edhe Konventën Zgjedhore Kombëtare të LSI-së, ku u zgjodhën
edhe strukturat e reja drejtuese. Doja të dija kur do të nisin negociatat në
lidhje me postin e Presidentit të Republikës, pasi kandidati duhet të zgjidhet
brenda muajit prill?

Besoj se Presidenti është në
detyrë. Faleminderit!