Letra e Presidentit Meta, Bushati: Bisedimet e nisura do të vazhdojnë

701
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i është përgjigjur letres që publikoi Presidenti Ilir Meta në lidhje me marrëveshjen e detit.
Sipas Bushatit kjo është një çështje komplekse që kërkon qetësi dhe maturi dhe bisedimet me Presidentin do të vazhdojnë ende.
DEKLARATË E MEPJ
Në përgjigje të interesimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.
Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.
Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.
Sigal